Është hapur edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2022”.
Ky festival u hap me një dokumentar kushtuar kampioneve olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Si vajza të arta po kërkojnë që rrugëtimi i tyre të ndiqet edhe nga të rinjtë e tjerë.
“Ky rrugëtim shpresoj që do të shërbejë si shembull për të tjerët”, ka thënë kampionia Nora Gjakova.
Përveç nga të pranishmit, medalistet morën edhe mirënjohje nga larg.
“Nderimet e mia personale për meritat dhe qëllimet e arritura shkojnë për kampionet olimpike të xhudos Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi”, ka thënë Franco Asaci, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare Sportive.
Edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Sportiv, në dy ditë, do të shfaqë dokumentarë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.
https://www.youtube.com/watch?v=bY_tI3fAbVw
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.