Në kuadër të misionit të mëngjesit i ftuar ishte Alban Kastrati , i cili na solli më shumë detaje rreth nominimit të festivalit Sunny Hill në European Festival Awards.
Sunny Hill Festival u nominua për dy kategori, ndër to, ai në Prishtinë u nominua për Best Medium Sized Festival (Festivali më i mirë i mesëm) dhe ai në Tiranë, për Best New Festival (Festivali më i mirë i ri).
Sunny Hill është në garë me disa nga festivalet më të mëdha evropiane të muzikës, mirëpo gjasat për të dalë fitues në cilëndo kategori i ka shumë të mira, marrë parasysh publicitetin e madh ndërkombëtar (rreth 6,000 publikime në media, mbi 1,000 të huaja), numrin e madh të pjesëmarrësve në festivalet e Prishtinës dhe Tiranës, si dhe emrat të mëdhenj të artistëve të ndryshëm.
Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=fMf5Hm7lWEM
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.