Bienalja nomade 'Manifesta', edicioni i 14-të i së cilës do të mbahet këtë vit në Prishtinë, pritet t’i sjellë kryeqytetit vizitorë nga e tërë bota.
Drejtoresha e kësaj bienale, Hedwig Fijen, vlerëson se për vitin 2022 Prishtina të jetë qendra artistike e Evropës.
“Saktësisht, kjo do të bëhet paralelisht, pra shumë nga, le të themi, promovimi i Manifestas do të bëhet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por, unë besoj se shumë njerëz nga e tërë bota do të vijnë për të vizituar, sepse disa njerëz nuk e njohin rajonin mirë dhe mund ta kombinojnë me një vizitë në Tiranë, apo në Mal të Zi, apo në Shkup, apo të vijnë posaçërisht për bienalen".
Fijen, në “Rubikon”, tha se Manifesta nuk është vetëm intervenim artistik, por tërheq edhe shumë aktivitete tjera në shtetet ku organizohet, njofton Klankosova.tv.
“Për shembull do të ketë delegacione nga dhjetë ish-shtete nikoqire të Manifestas, do të ketë delegacione nga Cyrihu, nga Gjermania, nga Barcelona, që vjen pas kësaj, nga Marseja, nga Palermo. Në këtë moment mendoj se kemi 30 njerëz që po punojnë, pra mund të themi se kemi gjetur njerëzit më të mirë të sektorëve të ndryshme, në fushën e produksionit, komunikimit, edukimit, biznesit, por do t’i kemi deri në 50 apo 60 persona, që është ngritje e madhe kapacitetesh. Në disa bienale i sjellim disa nga këta njerëz në qytete tjera, që të kenë mundësi t’i bartin njohuritë që i kanë fituar, pra kjo padyshim do të ndihmojë këtu. Unë jam po ashtu shumë krenare që disa organizata ndërkombëtare do t’i mbajnë mbledhjet e tyre vjetore në Prishtinë, pra është një samit bienal botëror dhe ata kanë shprehur interesin që t’i mbajnë asambletë e tyre të përgjithshme në Prishtinë, pra tërheq edhe shumë gjëra të tjera, sepse për vitin 2022 në shpresojmë që Prishtina të jetë artistike e Evropës. “
Duke folur për pjesëmarrësit, drejtoresha e Manifestas tha se 35 artistë ndërkombëtarë tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
“Tani po shohim si mund të prodhojmë, sepse 35 intervenime të reja do të bëhen në qytet, pra artistët tani po vijnë këtu, në këtë moment është një artist turk, disa njerëz nga Barcelona, njerëz nga shtete të ndryshme janë duke ardhur dhe po shohin lokacione në Prishtinë, ku mund t’i vendosin veprat e tyre. Madje edhe nga Japonia, nga Koreja, natyrisht ishte mjaft e vështirë të organizosh këtë në kohë të pandemisë dhe disa shtete janë ende të mbyllura, tani deri në fund të marsit të gjithë artistët do të vijnë, ata do ta shohin situatën, të flasin me producentët dhe pastaj nga fillimi i prillit deri në fund të korrikut do të punojmë në instalacione, do të jenë dy ditë të hapjes, një për mediat dhe një për të gjithë njerëzit e Prishtinës,” tha Fijen për emisionin Rubikon.
Fijen tha se për dallim nga të gjitha edicionet e mëhershme të Manifestas, këtë vit hyrja për gjithë vizitorët do të jetë falas.
“Është e rëndësishme ta përmendim që normalisht Manifestat kanë një tiketë, pra që duhet të paguhet, por ne kemi vendosur edhe për shkak të pandemisë dhe ky është edicioni i parë, shpresojmë pas pandemik, të lutemi, sepse nuk e dimë, që biletat që jenë falas, pra është falas, i qasshëm, madje edhe ndërmjetësuesit janë falas, pra mund të bësh vizita me ciceron, të shkosh me një ciceron apo ndërmjetësues që flet gjuhën tënde në bienale dhe kjo është ndryshe nga ato që kemi bërë më herët dhe jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë për këtë,” tha Fijen.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.