Që nga mosha pesëvjeçare, artisti grafik - Percival Lugue, ka pasur një pasion për të mbledhur lodra nga restorantet si McDonald’s, Burger King dhe Jollibee.
Tani, gati pesë dekada më vonë, 50-vjeçari ka rreth 20 mijë lodra të paketuara që nga dyshemeja e deri në tavan të shtëpisë së tij dhe mban rekordin botëror Guinness nga viti 2014, kur koleksioni i tij arriti më shumë se 10 mijë artikuj.
“Lodra është si një tregimtar në vete”, tha Lugue, duke shpjeguar hobin e tij teksa ishte ulur midis një përzierjeje elektrike lodrash në shtëpinë e tij trekatëshe.
Lugue, i cili jeton në një provincë në veriperëndim të Manilës, e ndërtoi shtëpinë veçanërisht për të strehuar koleksionin e tij.
Ai e krahason ngazëllimin që i japin lodrat e reja me mëngjesin e Krishtlindjes.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.