Shumica e njerëzve zakonisht e fillojnë ditën me një filxhan çaj ose kafe. Por ekspertët sugjerojnë që një gotë me lëng perimesh të freskëta është një alternativë e shëndetshme, pasi ndihmon në përmirësimin e imunitetit së bashku me problemet e tjera shëndetësore.
Andaj, dietologia indiane, Mansi Padechia, kohët e fundit ka ndarë përfitimet dhe recetën e një lëngu të gjelbër të shëndetshëm.
"Fillimi i ditës suaj me një lëng të gjelbër është një mënyrë e shkëlqyeshme për të marrë energji", ka shkruar ajo, përcjell Klankosova.tv
Të gjitha që duhen për përgatijen e këtij lëngu të shëndetshëm janë:
1 kungulleshkë e copëtuar
1 Kastravec
1 Selino
1 Gjethe menteje
Lëng limoni
Pluhur qimnon
Kripë
Shtoni të gjithë përbërësit në një kavanoz, përziejeni me blinder dhe pija juaj është gati.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.