Ka filluar regjistrimi për garën e gjysmëmaratonës së Prishtinës 2015.
Federata Atletike e Kosovës, Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, Drejtoria për Sport dhe Rini e Komunës së Prishtinës organizojnë gjysmëmaratonën e pesëmbëdhjetë Ndërkombëtare të Prishtinës, më 10 Maj 2015.
Njëjtë si vitet tjera kjo garë do të simbolizojë vlerat e paqes, tolerancës, ko-ekzistencës dhe përsosshmërisë së sportit.
Në vitin 2014, 1400 garues nga shumë shtete, ishin të kënaqur me organizimin e kësaj maratone në një atmosferë me program të larmishëm rreth garës.
Të gjithë ata garues që e përfundojnë garën do të shpërblehen me çertifikata, me emrin dhe rezultatin e vrapimit të tyre,
Çmim i konsiderueshëm që në vlerë totale është 13.000 euro do ti dhurohet garuesve më të mirë në kategorinë e seniorëve, tre në kategorinë e veteranëve, tre garuesve të vrapimit 5km dhe tre garuesve me aftësi të kufizuara.
Të gjitha kategoritë e cekura shpërblimet do të ndahen në dy gjinitë (meshkuj dhe femra).
Vrapimi 21km do të fillojë në orën 10:00 më 10 Maj 2015.
Vrapimi 5km do të filloj në orën 10:00 më 10 Maj 2015.
Vrapimi në 2km (për të rinj) do të filloj në orën 10:00 më 10 Maj 2015.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.