Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se i ka përfunduar ndërhyrjet e para në shtëpinë e vjetër të Qehajve në qytetin e Pejës, këto si masat preventive me karakter shpëtimi.
"Kjo shtëpi me vlera të larta arkitekturore për trashëgiminë kulturore i takon shekullit të XIX-të, ndërsa përmban karakteristika të veçanta për arkitekturën tipike të shtëpive qytetare në Pejë".
"Do të vazhdojmë me restaurim dhe konservim të shtëpisë", thuhet në njoftimin e MKRS-së, transmeton KlanKosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.