Basketbolli vazhdon edhe më tutje, këtë herë me fazën e nxehtë të playoffit fillojnë skuadrat e Ligës së Parë, të cilat synojnë edhe inkuadrimin në Superligë falë kësaj faze të nxehtë.
17:00 RC COLA DRITA – M.H PRISHTINA ART SPORT 1
Playoff në Ligën e Parë të basketbollit kosovar hapet me duelin në mes RC Cola Dritës dhe Marigona Hill Prishtinës. Kjo ndeshje luhet të hënën në Gjilan me fillim nga ora 17:00 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Pas 18 dueleve të sezonit të rregullt, Drita arriti 17 fitore dhe pranoi vetëm një humbje. Nga ana tjetër M.H Prishtina me 11 fitore dhe shtatë humbje shumë fat arritën pozicionimin në katërshen e parë, kjo përshkak edhe të kosh-dallimit më të mirë se sa kundërshtarët poshtë tyre në tabelë.
Drita ka fituar dy duelet direkte kundër tyre në edicion të rregullt dhe llogariten edhe këtë herë favorit i madh për të arritur kalimin në finale.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.