Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ka nisur faza finale e restaurimit të kishës katolike "Engjëlli i Rojës" në Ferizaj.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se monumentet po kthehen në gjendjen e tyre origjinale, duke ruajtur historinë për brezat e ardhshëm.
Ndërhyrjet që përfshihen në këtë fazë janë:
Finalizimi i fasadës së jashtme të objektit;
Përfundimi i punimeve të brendshme;
Rinovimi i ndërtesës së motrave të nderit;
Rregullimi i oborrit dhe ndërtimi i rrethojës së kishës;
Investimi aktual ka vlerën 1.3 milion euro. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.