Në garën e Zagrebit, katër sportistë përfaqësojnë Kosovën.
Akil Gjakova, Dardan Cena, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka po marrin pjesë në garën Grand Prix që ka nisur të premten në Zagreb të Kroacisë dhe zgjatë deri të dielën.
Të gjitha takimet për medalje transmetohen në kanalet e sportit në Artmotion.
Përballjet zhvillohen në Zagreb Arena, ndërsa po marrin pjesë 530 atletë nga 83 shtete nga mbarë bota.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.