Drejtori i Kulturës dhe Sportit në komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, përmes rrjetit social facebook, ka njoftuar se terreni sportiv në kryqëzimin e rrugëve "Henri Dunan" dhe "Mujë Krasniqi", terreni sportiv "Te Fontana" dhe dy këndet e lodrave në lagjen Ulpiana janë hapësirat e para të revitalizuara në kryeqytet.
Terrenet e tenisit në Taukbahçe, janë në proces të revitalizimit, transmeton Klan Kosova.

Revitalizimi, nënkupton jo vetëm riparimin, zëvendësimin dhe vendosjen e mjeteve dhe aksesorëve të rinj, reflektorëve efiçent për ndriçim aty ku janë dëmtuar dhe mungojnë, por edhe saldimin dhe riparimin e rrethojave dhe të gjitha mjeteve të mprehta të cilat kanë paraqitë rrezik gjatë aktivitetit fizik të qytetarëve në këto ambiente.
Tash e tutje këto ambiente do të mirëmbahen në vijimësi, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët e lagjeve korresponduese, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.