Filmi “ADN” kishte premierën në Tiranë javën e kaluar, ndërsa tani kasti i aktorëve ka ardhur për ta shfaqur edhe në Prishtinë.
Kur je në një sallon bukurie, aty ku shpesh dalin edhe thashethemet më të mëdha, Erjola nuk mund ta ndalë muhabetin.
Kur jemi te skenat e filmit, Erjola ka disa skena duke u puthur me Meritonin, dhe me sa duket, puthja me të i paska mbetur e ëmbël.
Për një projekt kaq të madh, normalisht që emocionet janë po aq të mëdha.
Premiera e filmit “ADN”, me protagoniste kryesore Erjola Doci dhe Rike Roci, u mirëprit shumë mirë në Prishtinë.
Vetëm nga pjesa e eventit shihej një numër i madh njerëzish që dëshironin ta shihnin nga afër punën e këtij kasti, i cili për 30 ditë me radhë ishte pjesë e xhirimeve të filmit. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ubfDlF2_wuY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.