Filmi më i ri i Jordan Peele, “Nope”, ka debutuar me 44 milionë dollarë përfitime, sipas Universal Pictures.
Pavarësisht që këto janë përfitime mbresëlënëse, prapë nuk i afrohen debutimit 71 milionë dollarësh të filmit të tij të kaluar, “Us”.
Pos performancës së mirë në arkat filmike, ky film ka pranuar edhe kritika kryesisht të mira.
Pjesë e këtij filmi janë Daniel Kaluuya, Keke Palmer dhe Steven Yeun, dhe filmi është homazh ndaj klasikëve me UFO si “Close Encounters of the Third Kind” dhe “Signs”.
https://www.youtube.com/watch?v=In8fuzj3gck
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.