Fatmir Spahiu ka folur për premierën e filmit "Illyricvm” që do të mbahet sot në Festivlin e Filmit në Pula të Kroacisë.
Ai, në Ora Shtatë të Klan Kosovës, në cilësinë e producentit të këtij projekti filmik, ka thënë se "Illyricvm” është një projekt i madh për kinematografinë kosovare.
Spahiu ka lëvduar punën e 13 aktorëve kosovarë që janë të përfshirë në film.
"Aktorët i kemi yje janë shembull, unë mundem me qenë krenar jashtëzakonisht për lojën e tyre për qajen e tyre. Fatkeqësi që aktorët tanë nuk munden të marrin shumë pjesë në projekte të tilla të mëdha",ka thënë Spahiu.
Producenti kosovar ka shtuar se premiera e filmit do të vazhdojë të jepet edhë në Kosovë, Italia, Sllovenia dhe Bosnje Hercegovina, shtetet të cilat kanë bashkëpunuar për realizimin e projektit.
Filmi të kthen në vitin 37 para Krishtit. Një i ri Liburn Volsus merret nga një njësi romake për të ndihmuar në atë që në fillim duket një detyrë e thjeshtë për mbledhjen e taksave, por takimet me fiset lokale ilire shpejt çojnë në kthesa të papritura të ngjarjeve.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.