Gazetari, Vullnet Krasniqi ka komentuar filmin e fundit propagandistik nga Serbia duke thënë se shteti fqinj nuk po heq dorë nga narrativa e saj.
Krasniqi në emisionin "Ora Shtatë" tha se duke qenë se filmi ka aktorë amerikanë mund të krijohet perceptim i gabuar te shikuesi i cili nuk e njeh historinë e Ballkanit Perëndimor, raporton KlanKosova.tv.
"Nëse një banorë në Evropë dhe nuk e njeh historinë në Ballkan dhe e sheh një film me punë të një regjisori amerikan e sheh që ka aktorë të Hollywood-it, për vete prej filmit e marr një ide se ashtu është. Filmi është njëri prej më të kushtueshmve për buxhetin e Serbisë, kështu që është një organizim shtetëror për me bë këtë film. Serbia e ka humb betejën në rrugën ligjore, Serbia nuk po heq dorë prej narrativës së saj, nëse po dështojnë nga ana ligjore po investojnë nga ana kinematografike", tha Krasniqi./KlanKosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=tQ9tvHVTnLM
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.