Regjisori Kastriot Saqipi ka komentuar filmin propagandistik serb ku shfaqen pretendimet për trafikime organesh dhe rikthehet propaganda për "Shtëpinë e Verdhë".
Saqipi në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova tha se ky film është film propagandistik duke shtuar se i njëjti nuk do të ketë suksesin e pritur.
"Është një film propagandistik, nuk mund të akuzohen aktorët e Hollyëood-it që luajnë në këtë film për arsye se ata sjellin një ide interesante të filmit, me një metaforë të madhe dojnë të shprehin para opinionit "Shtëpinë e Verdhë". Në këtë film është një gjerman i cili është milioner dhe përmes rrugës së kontrabandës vjen deri te kjo shtëpi ku e blen një zemër dhe kjo zemër pas një kohe e kthen, këtu është metafora e kthen në Serbi gjermanin dhe ka disa ndjenja serbe. Filmi nuk do ta ketë suksesin, aktorët nuk janë të një kalibri jashtëzakonisht të madh, kurse këta të tjerët nuk janë kastë e fuqishme e aktorëve, duhet të pas zili tendenca për kastën prej Amerikës, ku ata dëshirojnë ta thonë të vërtetën në mënyrën e vet", tha Saqipi.
https://www.youtube.com/watch?v=tQ9tvHVTnLM
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.