Për dy mandate ishte në krye të përfaqësimit kosovar në Paris.
E tash kur për normalizimin e raporteve mes Prishtinës e Beogradit po qarkullon një dokument i quajtur si drafti franko-gjerman, Kullashi beson se hajrin do ia sheh më së shumti Kosova.
Sipas tij kjo është njohje praktike e Kosovës nga Serbia. Akademiku shton se shtyrja e afatit për targat serbe nga ekzekutivi kosovar, do të shtonte presionin mbi Serbinë dhe do ndikonte në anëtarësimin e vendit në NATO e BE si dhe njohjen nga 5 vendet anëtare të Unionit.
E si ish një diplomat Muhamedin Kullashi mos liberalizimi i vizave për kosovarët as këtë vit është dëshpërues dhe jo korrekt.
Për daljen nga izolimi të qytetarëve të Kosovës, pati punuar edhe filozofi që deri më 2016 qe ambasador në Francë.
https://www.youtube.com/watch?v=p9hYDK63T7k
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.