Është hera e parë që në histori të xhudos që dy garuese nga i njëjti vend do të luftojnë në finale.
Këtë do të bëjnë për herën e parë, garueset nga Kosova, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi që do të përballen në finale në Kampionatin Evropian që është duke u mbajtur në Portugali.
Ato janë treguar shumë të forta në kategorinë e tyre deri në 52 kilogram. Në finale do të luftojë edhe Nora Gjakova e cila përballë do të ketë zviceranen Kocher, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.