Sot, më 22 prill 2026, me fillim nga ora 19:30, në Palestrën Sportive Karagaçi do të zhvillohet finalja e shumëpritur e Superligës së basketbollit, në konkurrencën e vajzave.
Në këtë përballje vendimtare do të ndeshen dy skuadrat më të forta të sezonit Peja kundër Bashkimit, shkruan KosovaPress, raporton KlanKosova.tv.
Të dy ekipet kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë kampionatit dhe pritet një duel i fortë për titullin kampion. Peja synon të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas, ndërsa Bashkimi vjen me ambicie të mëdha për të triumfuar dhe për të shtuar një tjetër trofe në historinë e klubit.
Ndeshja pritet të jetë e zjarrtë, me tifozët që do të mbështesin skuadrat e tyre në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.