Novak Djokovic do të jetë përballë Stanislav Wawrinka në finalen e US Open.
Do të jetë një duel shumë i zjarrtë ai mes numrit 1 të Botës dhe numrit 3 në klasifikimin e Atp që do të luhet mbrëmjen të dielës mbi cimenton e Flushing Meadows.
Në New York u zhvillua ndoshta një nga gjysmëfinalet më të shëmtura në 50 vitet e fundit në historinë e Us Open, bëhet fjalë për sfidën mes Novak Djokovic dhe francezit Gael Monflis, megjithatë në fund tenisti serb festoi kualifikimin për herë të 21-të në finalen e një turneu Slam.
Nole u paraqit mirë në këtë ndeshje duke fituar 3-1 me sete me shifrat 6-3, 6-2, 3-6, 6-2. Monflis nga ana tjetër bëri gjithcka por vetëm tenis nuk luajti, duke u munduar të irritonte numrin 1 të Botës me sjelljen e tij në fushë apo lëvizjet që bënte.
Francezi i cili kishte humbur 12 përballjet e mëparshme ndaj Djokovic hyri disi i trembur në këtë gjysmëfinale. Në 20 minutat e para Monflis u përpoq të bënte dicka por me rezultatin 5-0 në favor të serbit, francezi më pas e humbi tërësisht toruan. Monflis u përpoq ta kthente ndeshjen në një luftë duke u treguar aspak profesionit në mënyrë për të acaruar në maksimum Djokovic-in.
Në finale rivali Noles do të jetë Stan Wawrinka, ashtu si një vit më parë në Roland Garros ku zvicerani mposhti serbin duke fituar Grand-Slamin e tij të parë në karrierë. Wawrinka kaloi në 4 sete në gjysmëfinalen tjetër Kei Nishikorin i cili nuk pati forcë për ti rezistuar klasit që shfaqi tenisti helvet.
Edhe pse humbi setin e parë 4-6, Wawrinka fitoi tre të tjerët me shifrat 7-5 6-4 6-2 dhe gjithë ndeshjen 3-1. Në Us Open përballë Djokovic, zvicerani do të synojë të fitojë titullin e tij të parë dhe grand-slamin e tretë në karrierë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.