‘Grand Prix’ i xhudos që është duke u mbajtur në Budapest ka sjellë përballjen kosovare ndërmjet Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit.
Fitorja i takoi Majlinda Kelmendit që mori të artën, kurse Krasniqi të argjendtën.
Dy xhudistet nga Kosova garuan në kategorinë 52 kilogramë.
“Majlinda për një nuancë ishte më e mirë se Distria, më rendësi që Kosova ka dy medalje një finale të madhe dy garuese tona”, ka shkruar në Facebook trajneri i dy xhudistëve, Driton Kuka, njofton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.