Nga 30-të numri i anëtarëve të NATO-së u bë në 31. Kjo pasi që Finlanda të martën zyrtarisht u bë anëtare e NATO-së.
President i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin e tyre dhe që kaq të rëndësishme dëshiron të jetë edhe për NATO-në.
Për sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, kjo ditë shënon edhe dështimin e Rusisë, pasi Vladimir Putin, nuk po arrin qëllimet rreth zgjerimit të tyre.
Stoltenberg e Niinisto deklaruan se mezi po e presin edhe anëtarësimin e Suedisë, e cila deri më tani është bllokuar nga Turqia.
https://www.youtube.com/watch?v=mbsbWMvVGZA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.