Pikku-Finlandia (ose Finlandia e Vogël) është një vend i përkohshëm që organizon ngjarje të mëdha në kryeqytetin finlandez, Helsinki, ndërsa salla e quajtur “Finlandia e qytetit” është e mbyllur për rinovim.
Është një ndërtesë prej druri e ripërdorshme që përfshin pemë të tëra me degë të spikatura si pjesë e strukturës. Plotësisht i riciklueshëm dhe i transportueshëm, ky objekt do të paketohet dhe do të dërgohet në një vend të ri për t'u përdorur si shkollë ose çerdhe në vitin 2024.
Pikku-Finlandia është projektuar nga studentë të arkitekturës, njëri prej të cilëve - Jaakko Torvinen - i cili ka folur në detaje për këtë ndërtesë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë e gjeni videon me pamje nga ky objekt:
https://www.bbc.com/news/av/world-europe-62098527●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.