Një partner i frmës Mossack Fonseca, firmat nga Panamaja që u përfshi në lajmin kryesor të ditëve të fundit, pas zbulimit të gazetarëve se shumë politikanë e fytyra publike ruanin para në Panama për t’iu ikur taksave, ka thënë se firma ishte viktimë e hakerëve.
Ramon Fonseca, ka thënë se zbulimi i dokumenteve nuk ishte diçka që u zbulua nga brenda, por se kompania disa herë kishte qenë e hakuar nga serverë me bazë jashtë Panamasë.
“Panama Papers” është ndoshta hulumtimi më i madh i bërë në gazetari, në të cilin kanë marrë pjesë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi, Rusi, Japoni, ShBA, Brazil e Zvicër.
Plot 11 milionë e-maile, apo 2,6 terabajtë të dhëna, të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore – kompani në vende ku nuk ka taksa – politikanët, njerëzit e krimit, por edhe sportistët dhe miliarderët.
Në shumicën e vendeve të botës kjo është e ligjshme, por politikanët formojnë kompani në këto vende vetëm për të shpërlarë para dhe për t’i mosdeklaruar ato në deklarimet që duhet t’i bëjnë para organeve në vendet e tyre, njofton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.