Një grua nga Kansasi, e cila vendosi të blinte biletën e saj të parë në lotarinë "Mega Millions", ka thënë se një grup numrash të zgjedhur rastësisht nga shoqja e saj, përfunduan duke fituar një çmim prej 20 mijë dollarësh.
Toni James, nga Wichita, ka thënë se vendosi të blinte një biletë "Mega Millions" për herë të parë, gjatë një ndalese në stacionin e benzinës "QuikTrip" më 13 gusht, në Wichita.
"Ishte hera e parë që unë luaja ndonjëherë Mega Millions, kështu që nuk dija me të vërtetë se si ta plotësoja fletën e lojës. I thashë mikeshës sime që të plotësonte numrat e parë që i shkuan në mendje", ka thënë James.
Ajo ka shpjeguar se ishte e emocionuar kur zbuloi se kishte përputhur katër numra dhe Mega Ball në biletën e 13 gushtit, por nuk e dinte që kishte fituar 20 mijë dollarë derisa shkoi për të kërkuar çmimin e saj, transmeton Klankosova.tv
"Unë as nuk e dija sa fitova deri të enjten mbrëma kur shitësja me tha që duhej të shkoja në Topeka për të kërkuar çmimin tim", shtoi ajo.
James ka treguar se ajo planifikon të përdorë fitimet e saj për të shlyer faturat dhe borxhet e tjera.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.