Një burrë nga Maryland shfrytëzoi një shans për biletën e tij të parë gërvishtëse prej 30 dollarësh dhe fitoi çmim 100 mijë dollarësh - megjithëse nuk e kuptoi menjëherë.
28-vjeçar u tha zyrtarëve të Maryland Lottery se ai luan shpesh lojëra llotarie, por nuk kishte blerë kurrë një biletë gërvishtëse prej 30 dollarësh, derisa mori disa bileta fituese për të kërkuar çmime të vogla.
Ai shtoi se vendosi të riinvestojë disa nga fitimet e tij në më shumë bileta.
“Kam blerë një sërë biletash, por nuk kam provuar kurrë një gërvishtëse prej 30 dollarësh”, kujton lojtari.
Burri tha se filloi të gërvishtte biletat e tij në makinë, por përfundimisht u lodh duke gërvishtur dhe vendosi të skanonte barkodet e biletave brenda dyqanit.
"Nuk kishte fitues" tha ai, "por më pas, skanova biletën prej 30 dollarësh".
Lojtari fatlum deklaroi se ishte konfuz kur skaneri shfaqi një mesazh që i thoshte të merrte biletën në selinë e lotarisë. Ai i kërkoi nëpunëses t'i hidhte një sy biletës, por ajo i tha se çmimi ishte shumë i madh që ajo të mund t’i jepte paratë.
“Mendova se çmimi ishte 10 mijë dollarë, por ajo pëshpëriti se ishte 100 mijë dollarë”, tha ai. “Shkova te makina ime dhe qava për 10 minuta para se të telefonoja babanë tim”.
Ai tregoi se këto par do t’ia mundësojnë që të shlyejë disa borxhe, duke përfshirë ato në shtëpinë që ndan me babanë e tij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.