Një grua nga Missouri i SHBA-së tha se i njohu numrat fitues të lotarisë prej 195.000 dollarësh, por nuk mundi ta gjente biletën e saj për tre javë rresht.
Perle Erwin nga Waynesville u tha zyrtarëve të lotarisë se ajo për 30 vjet kishte luajtur me katër grupe numrash që përfaqësojnë ditëlindjet e familjarëve të saj, ndërsa kësaj radhe kishte vendosur të provonte diçka ndryshe.
Erwin bleu një tiketë me numrat që përfaqësonin moshat e ardhshme të mbesave dhe nipërve, dhe numrat fitues përputheshin me zgjedhjet e saj.
“Numrat fitues më dukeshin të njohur, kështu që shkova në shtëpi për ta kërkuar biletën time”, tha ajo.
Megjithatë, ajo zbuloi se tiketa po i mungonte.
“M’u deshën tre javë për ta gjetur”, shtoi ajo.
Fituesja më pas e dërgoi biletën e rikuperuar në selinë e lotarisë dhe mori çmimin e majmë jackpot prej 180 mijë dollarësh.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.