Një burrë nga Karolina e Veriut në ShBA vendosi të provonte që të luante për herë të parë lotari dhe përfundoi duke fituar xhekpotin prej 331 mijë e 792 dollarësh.
"Ishte hera ime e parë që luaja", tha ai. “Sapo isha ulur atje në shtratin tim atë mbrëmje dhe bleva biletat përmes telefonit. Eaves tha se i kontrolloi numrat mëngjesin tjetër dhe menjëherë i tregoi gruas së tij.
"Unë ende nuk isha i sigurt", tha ai. "Kur u binda se ishte e vërtetë, filluam të diskutonim se si do t'i përdornim paratë".
Eaves shtoi se do të përdorë disa nga paratë e çmimit të fituar për t’i kryer pagesat për shtëpinë dhe makinën, ndërsa pjesë të tjera do të dhurohen për bamirësi dhe kishën e tij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.