Një burrë nga Karolina e Jugut fitoi një çmim prej 200,000 dollarësh nga një shorte lotarie falë një grupi të veçantë numrash që ai kopjoi nga një shfaqje televizive.
Nga South Carolina Education Lottery thanë se fituesi, i cili zgjodhi të mbetet anonim, bleu një biletë Palmetto Cash 5 nga dyqani Piggly Wiggly në Chesterfield dhe zgjodhi numrat 1-10-16-17-18.
Burri u tha zyrtarëve se i mori numrat nga një burim i pazakontë: "I pashë në televizor".
Fituesi nuk zbuloi se çfarë shfaqje televizive i dha numrat me fat, por ai fitoi një çmim kryesor prej 200 mijë dollarësh.
Dyqanit Piggly Wiggly që shiti biletën fituese iu dha një shpërblim prej 2 mijë dollarësh.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.