Super Bowl LII ka qenë Super Bowl i 52 gjithsejtë dhe i 48 në erën moderne të Ligës Nacionale të Futbollit në SHBA.
Kjo ndeshje përcaktoi fituesin për vitin 2017, njofton Klan Kosova.
Kampionët e Konferencës Nacionale të Futbollit, Philadelphia Eagles mposhtën kampionët e Konferencës së Futbollit Amerikan, New England Patriots, me rezultat 41-33.
Kjo ishte fitorja e parë në histori të Shqiponjave të Philadelphias.
Kështu ata ua mohuan Patriotëve të New Eengland të barazonin rekordin prej gjashtë fitoresh në Super Bowl.
Por, Patriotët barazuan një rekord tjetër, atë të
Denver Broncos për më së shumti humbje në Super Bowl – pesë sosh.
Loja u luajt në U.S. Bank Stadium në Minneapolis, në Minnesota.
Kjo ishte hera e dytë që Supewr Bowl u mbajt në këtë qytet – hera e parë ishte në vitin 1992.
Super Bowl LII ishte paraqitja e parë për Shqiponjat pas humbjes pikërisht nga Patriotët 24-21 në vitin 2004.
Patriotët u bën ekipi i parë që u paraqitë në finalen e madhe për dy vjet rresht prejse këtë e kishin bërë
Seattle Seahawks.
https://www.youtube.com/watch?v=nIiWpIa1t0Y
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.