Ish-kampioni i Europës në boks, Luan Krasniqi, ka treguar edhe një herë se jo rastësisht ishte ngjitur në majat e boksit botëror.
Ai e ka mposhtur me nokaut boksierin Danny Williams pas vetëm katër raundeve.
Gjithsesi rikthimi në ring i Luanit këtë herë nuk ishte për të fituar tituj, por për çështje bamirësie.
Krasniqi këtë herë ka fituar për fëmijët e SOS-fshatit në Kosovë, sepse të gjitha të ardhurat nga meçi i mbrëmshëm shkojnë për fëmijët e braktisur të Kosovës, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=JzC1lIB7WgM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.