Akoma pa u bërë viti nga miratimi Ligji për Komisionin Pavarur për Media u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Kushtetuesja vlerësoi se ligji në fjalë ka brenda disa nene që nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
Gjykata, njëzëri ka vendosur se zgjedhja e anëtarëve, shkarkimi i kryetarit dhe anëtarit, kompetencat e KPM-së, leja e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre, rregullimi i pronësisë së të licencuarave/regjistruarave dhe sanksionet me gjobë duhet të shfuqizohen sepse nuk përputhen me nenin e vlerave kushtetuese.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur këtë vendim të gjykatës, për të cilin deklaroi: "Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bashkë me juristen e medias, Flutura Kusari e kishte dërguar opinionin e kërkuar nga Gjykata për këtë Ligj, dhe e mirëpret vendimin për shfuqizim, duke besuar se duhet një ligj i ri, me debat dhe përfshirje të gjerë publike dhe në linjë me standardet evropiane, duke respektuar rekomandimet e Këshillit të Evropës".
Kjo lëndë fillimisht u dërgua nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, shfuqizimi i tij, u mirëprit edhe nga jurist të mediave, që e vlerësojnë si triumf.
"Sot është ditë e bukur për lirinë e shprehjes, për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë. Është poashtu ditë e fitores së shoqërisë civile. Avokimit tonë tre vjeçar për të mbrojtur lirinë e medias në Kosovë i erdhi fundi dhe ne fituam", u shpreh Flutra Kusari, juriste e medias.
Krejt kjo pozitivisht u prit edhe nga shoqëria civile e partitë opozitare.
https://www.youtube.com/watch?v=_oz6sKzCYvQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.