Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka konsideruar "një lajm të bukur frymëzues në këtë situatë të vështirë", shpalljen e Romela Begajt, kampione e botës në peshëngritje.
"Në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në USA, - shkruan Rama në Fb, - Romela fitoi medaljen e artë, duke u shpallur kampione në stilin me shkëputje dhe po ashtu u shpall nënkampione e botës në dygarësh, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe historik për peshëngritjen shqiptare"./syri.net
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.