Për 2 orë, fituesi i Çmimit Nobel për Kimi, Dan Shechtman nga Izraeli, foli për sistemin e edukimit duke shpalosur edhe përvojat e tij nga karriera.
Fokusi i tij ishte në dy tema kryesore, atë të mësimit të teknologjisë nëpër universitetet vendore e po ashtu edhe në mësimin e shkencës tek fëmijëria e hershme në çerdhe për fëmijët.
Shechtman tha se sistemi i edukimit është më i rëndësishmi për një shtet dhe mësuesit janë ata që e rrisin edhe ekonominë vendore duke prodhuar talentë, ndërmarrës e njerëz të profileve të ndryshme të cilët pastaj ia kthejnë të mirat shtetit.
Ai pati rastin që t’i drejtojë këshillat direkt tek ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ishte prezente, teksa shtoi se qeveria duhet t’i krijojë kushtet e duhura për këto studime.
Profesori izraelit do të vazhdojë të qëndrojë edhe më tej në Kosovë, ku pritet të takohet edhe me shefin e qeverisë, Albin Kurtin.
https://www.youtube.com/watch?v=qytYNXsvz-I
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.