Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, është mbajtur turneu i Ping-Pongut “Prishtina 2021”.
Ky organizim është bërë nga klubi “Priping” në krye me Kastriot Oranën.
Në të morën pjesë 28-të garues, prej të cilëve 5 femra.
Medaljen e artë e fitoi Yll Dragidella, pasi mposhti në finale Petrit Dragidellën, i cili mori medaljen e argjendë, ndërsa pozitën e tretë e zuri Leart Beqiri.
Të gjithë pjesëmarrësit u shpërblyen me çertifikata, ndërsa tre fituesit e medaljes me 40, 25 dhe 15 euro.
Në vazhdim, kronika e përgatitur nga emisioni “Minuta e Fundit” në Klan Kosova:
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.