"Problemet e shputave tek fëmijët", ishte tema që u trajtua këtë të diel në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, ku i ftuar ishte edhe fizioterapeuti, Ervin Meqikukiqi.
Fizioterapeuti Meqikukiqi, tha se fizioterapia ka një rol shumë të rëndësishëm tek problemet e shputave të këmbëve, dhe varësisht nga patologjitë veçohen edhe ushtrimet fizioterapeutike.
"Varësisht prej muskujve të cilët janë pak më të shkurtuar, punojmë me i zgjatë dhe me kriju një stabilitet sa më të mirë të shputës, në përgjithësi, të gjitha nyjet të cilat vijnë në pjesën e sipërme të shputës, duke përfshirë gjurin dhe pjesën e legenit", tha ai.
Meqikukiqi tha se pacientët po kalojnë mirë në rastet e diagnostifikimit të hershëm .
"Përveç pjesës së fizioterapisë në klinikë, pacienti duhet të jetë shumë i edukuar dhe i disiplinuar, ushtrimet t'i zbatojë edhe në shtëpi, së paku dy herë në ditë. Te këta pacienta që janë të disiplinuar, të rregullt të mirë të ushtrimeve, suksesi është shumë i kënaqshëm", u shpreh ai.
https://www.youtube.com/watch?v=RCBlxKHm1zA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.