Këngëtari i njohur shqiptar, Meda ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Weekend” në Klankosova.tv.
Gjatë intervistës së tij, ai pati disa fjalë për komentuesit që folën rreth lëndimit të tij, derisa ai pavarësisht lëndimit të tij, vazhdoi të performonte, transmeton Klankosova.tv.
“Kam pasur një protezë në këmbë, i kam këputur ligamentet. Ka qenë një dhimbje shumë e madhe, por kaloi. Por në skenë nuk jam mësuar të dalë ashtu. As i veshur keq nuk kam dalë në skenë. Por profesioni jonë, unë jam këngëtar, fjala e dhënë duhet mbajtur. Nga java e dytë që prej kur u lëndova, fillova me koncertet, me panë njerëzit, filluan me fjalët parja nuk njeh kufij, por unë e kam bërë për shkak fjalës që kam dhënë”, u shpreh Meda.
https://www.youtube.com/watch?v=7jRN8wGjfYA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.