Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë sjellë me pranga në duar, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Sot pritet të jepen fjalët përfundimtare lidhur me këtë rast, raporton Klankosova.tv
Ndërkaq, në seancën e kaluar, Kushtrim Kokalla kishte ndarë detaje tronditëse nga nata kritike kur mbeti e vrarë Liridona.
Vetë Naim Murseli ka vazhduar të mbrojë versionin e tij para gjykatës, duke pretenduar se ngjarja ishte një grabitje që kishte për synim vetëm paratë dhe telefonat, pavarësisht përballjes me prova nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, të cilat hedhin dyshime mbi këtë pretendim.
https://klankosova.tv/sot-jepen-fjalet-perfundimtare-per-vrasjen-e-liridona-ademajt/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.