Majlinda Kelmendi sonte në një ceremoni të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos ka marrë çmimin si “Xhudistja më e mirë e sotme”.
Në këtë ceremoni që po mbahet në Budapest, ajo ka marrë çmimin më të madh në karrierën e saj, njofton Klan Kosova.
Pas ka pranuar çmimin, Kelmendi ka falënderuar presidentin e IJF-së për kontributin që ai ka dhënë në pranimin e Federatës së Xhudos së Kosovës në Federatën Botërore, prej ku më pas ajo ka arritur shumë suksese.
“Është nder i madh për mua që të jem sonte këtu”.
“E uroj presidentin e Federatës Botërore për rizgjedhjen dhe e falënderoj për gjithçka që ka bërë për mua dhe xhudon e Kosovës”, ka thënë Kelmendi.
“Falë juve Kosova e ka medaljen e artë olimpike që shuam shtete në botë nuk e kanë”, ka vazhduar Kelmendi.
"Ju të gjithë e dini tregimin tim. Jam nga Kosova dhe kam fituar gjithçka, por ky çmim sonte për mua është Everesti”.
Si rëndom, Kelmendi ka falënderuar edhe trajnerin e saj, Driton Kukën, si dhe vëllezërit e tij Sylën dhe Agronin.
"“Krejt çka mund të them është, Zoti e bekoftë xhudon”, ka shtuar ajo.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.