Xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos për juniore “Sarajeva 2019”.
Loxha doli kampione në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo shënoi katër fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë. Në finale mundi holandezen, Van de Meeberg, kurse në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbes, Marica Perisiq.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.