Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një të moshuar nën dyshimet se ka ndezur një zjarr në vrrezat e fshatit Barbullush, ku për pasojë flakët janë përhapur duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.
Sipas policisë së Shqipërisë, fatmirësisht varret nuk janë dëmtuar, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve që kanë ardhur në vendin e ngjarjes, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Tutje thuhet se i moshuari L.Rr. ka ndezur zjarre disa herë gjatë ditëve të fundit në fshatin Barbullush, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të tij i janë kaluar Prokurorisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.