Ka filluar ceremonia e hapjes së Lojërave Evropiane "Baku 2015", në të cilat do të marrin pjesë 50 shtete, përfshirë edhe dy shtetet shqiptare.
Pjesë e tyre është edhe Kosova, e cila do të garojë me 18 sportistë, transmeton Klan Kosova.
Në ceremoninë e hapjes kanë defiluar edhe garuesit kosovarë, ndërsa flamurin e Kosovës e ka bartur kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi.
Sportistët kosovarë pas shumë viteve në izolim për herë të parë paraqiten me flamur shtetëror në një ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare.
Kronikë nga Kosovë Gjoci.
https://www.youtube.com/watch?v=Te3IY1mTnTM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.