Shfaqja e flamurit të Shqipërisë në një protestë në Novi-Sad ka shkaktuar tensione në Serbi.
Mirëpo, përveç flamurit kombëtar shqiptar, atje u shpalos edhe flamuri i Kroacisë, transmeton Klankosova.tv.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në Klan Kosova tha se ky akt në mënyrë të drejtpërdrejt shkakton tension në masë dhe nxit reagim.
“Ajo çfarë dimë deri më tani, nuk është vetëm flamuri shqiptar, por edhe ai kroat. Besoj që mbajtësit e flamurit janë dy persona, dhe njëri nga ta, i cili mban flamurin kroat, dyshohet se është pjesë e institucionit të sigurisë së Serbinë. Është një akt që në mënyrë të drejtpërdrejt shkakton tension në masë, dhe nxit reagim”, tha Elezi për emisionin “Kosova Today”.
https://www.youtube.com/watch?v=nPwfzklgmuI
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.