Kombëtarja U-18 e Kosovës ka shënuar historinë duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror.
Në lidhje me këtë, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova kanë folur ndihmës trajnerja Albulena Basha dhe lojtaret Albina Pllana e Daorsa Bici.
Ndihmës trajnerja Basha përshkroi emocionet e ndeshjes ku u sigurua kualifikimi në Botëror, duke thënë se emocione të tilla s’do të harrohen kurrë.
“Më të vërtetë, janë emocione të cilat nuk mund të shprehen me fjalë. Ka qenë një gëzim i papërshkrueshëm, lot gëzimi nga ana e vajzave, stafit, që besoj se nuk do të harrohen asnjëherë”, tha Basha, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, lojtarja Albina Pllana, tha se momenti i fitores ishte jashtëzakonisht i lumtur, ndërsa për kualifikimin tha se kanë punuar shumë.
“Ka qenë një moment shumë i lumtur, sidomos fitorja dhe pjesa ku e kemi kuptuar arritjen që ne e kemi realizuar dhe me vajzat e kemi pasur një kohë shumë të mirë edhe gjatë stërvitjeve edhe gjatë ndeshjeve, sidomos në të fundit, ku të gjitha e kemi jep maksimumin tonë për Kosovën dhe jemi ndier shumë mirë në momentin kur kemi fituar dhe e kemi kuptuar se jemi kualifikuar në Kampionatin Botëror”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Kurse, lojtarja tjetër që vjen nga diaspora, Daorsa Bici, tha se në momentin e fitores është ndier shumë mirë, e sidomos për faktin se vjen nga diaspora e që i ka ardhur mundësia të kontribuoj për vendin.
https://www.youtube.com/watch?v=3KrbtIvhT90
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.