Ekipi shqiptar, Bad News Eagles kanë humbur edhe në ndeshjen e dytë ndaj FaZe, në turneun më të madh në CS:GO, Antëerp, PGL Major.
Bad News Eagles pësuan humbje ndaj ekipit më të mirë në botë, me rezultat 16:4, njofton Klankosova.tv.
Pas ndeshjes ka reaguar lojtari i ekipit shqiptar, Flatron “juanflatroo” Halimi, i cili ka thënë se nuk do të dorëzohen.
“Nuk ka asgjë për t’u turpëruar nga humbja ndaj ekipit numër 1 në botë, unë ende besoj se mund t’ia dalim”, ka thënë “juanflatroo”.
Për ekipin shqiptar mbetet edhe një mundësi.
Ndryshe, Bad News Eagles deri më tani në fazën “Legends Stage”, kanë zhvilluar dy ndeshje, derisa kanë pësuar humbje në dyjat.
Edhe kjo fazë si e kaluara, një ekipi për të kaluar tutje i duhen tri fitore nga pesë ndeshje, ku më pas kalojnë në “Champions Stage”, derisa aty është me eliminim direkt. /Klankosova.tv/
https://twitter.com/juanflatrooo/status/1525537687532359680
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.