Lajmet e fundit

Ardiani gjithashtu ka treguar se kush ishte shtysë që ai të merret me sportin e boksit.
“Dëshira si të gjithë shqiptarët, boksierët shqiptarë, edhe boksi i Luanit e kam përcjell gjithë, është idoli im. Luani ka qenë idol jo vetëm për mua që e kam axhë, por për të gjithë, shumë shokë të mi më tregojnë se Luani iu ka jep motivim për t’u marrë me boks”, shtoi ai.
“Kjo ka qenë dëshira ime gjithmonë, axha im Luani ka qenë gjithmonë pas meje, qysh në fillimet e mia në moshën 14 vjeçare, kam pasë talent, por kam punuar shumë”.
Ai potencoi se dëshira e tij është që ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.
“Unë jam shumë atdhetar, kam lindur në Kosovë, kam lindur në Gjermani, prindërit i kam nga Kosova, dashurinë për atdheun kurrë nuk e kam harruar, këtu e kam mësuar gjuhën dhe jam rritur me kulturën shqiptare, edhe e shoh veten si shqiptar, dëshira ime është dikur nëse bëhem një boksier shumë i madh, kam dëshirë ta përfaqësojë Shqipërinë apo Kosovën, se është shteti im, është gjuha ime, gjaku im, kam qejf”, potencoi Krasniqi.
“Por, nuk e harroj edhe mundësinë që më ka dhënë shteti gjerman, për këtë ne jemi rritur këtë, na ka ndihmuar të mësojmë boksin, edhe Luani përmes shtetit gjerman ka arritur shumë, por nuk e kemi harruar kurrë vendin tonë, dëshira ime është nëse bëhem kampion bote me luajt për Kosovën”.
Ardiani do të përballet me shqiptarin Festim Krasniqi, më 4 qershor në Wangen të Gjermanisë.