Kathleen Roberts pretendon se është e martuar me fantazmën e Michael Jackson, i cili kryesisht dëshiron ta përdor atë si një ‘mjet’ për të ngrënë biskota.
Ajo ka thënë se është në lidhje me fantazmën e mbretit të popit që disa vite. Madje ajo ka thënë se fantazma e Jackson, e ka përdorur trupin e saj për të kënduar, vallëzuar dhe për të ngrënë.
Sipas Roberts, artisti i ndjerë nuk e ka në meny seksin me të.
Kjo është e pazakontë dhe e vështirë për ta besuar – por Kathleen këmbënguli se ajo është me mendje të shëndoshë dhe po tregohet 100% e vërtetë.
Ajo e përshkruan Michael, i cili vdiq në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare, si një llafazan i vërtetë - diçka që e habiti atë. Ajo tha: “Michael qëndron me mua gjatë gjithë kohës, vjen në tualet me mua. Ai këndon dhe vallëzon i zotëruar nga unë. Flet me mua shumë, gjë që nuk e prisja nga ky njeri i turpshëm që e pashë në televizor gjatë gjithë atyre viteve që isha fanse e tij”.
“Ai qëndron i pushtuar nga unë. I pëlqen të hajë përmes meje. I do biskotat”, ka thënë më tej kjo grua, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.