Zelanda e Re tani është pa koronavirus - por rasti i pacientes së fundit me Covid-19 tregon se sa serioze mund të jetë sëmundja.
Lilian Su ', një grua 55 vjeçare, po luftonte me virusin për më shumë se dy muaj. Gjendja e saj ishte aq e rëndë sa në një moment, mjekët i thanë familjes së saj që ata nuk prisnin që ajo të mbijetonte.
Tani duke u rikthyer në shtëpi, ajo i tha Radio Zelandës së Re se si iu hoqën përfundimisht qetësuesit pas katër javësh në njësinë e kujdesit intensiv, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
"Nuk e dija sa ditë isha në gjumë," tha ajo. "Por fjalët e vetme që më dilnin nga goja ishin 'Faleminderit, Zot'.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.