Driton Kuka, trajneri i kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi ka njoftuar se në ndeshjen e fundit Majlinda pësoi një lëndim, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Kuka tha se përkundër humbjes Kelmendi do të rikthehet më e fuqishme.
Lexoni më poshtë statusin e plotë të tij:
"Majlinda sot fitoi 3 lufta dhe arriti në gjysemfinale ku pesoj nga japonezja Shishime!
Shpresoj që të mos jetë diç serioze por për medalje të bronztë pësoj humbje por edhe si duket u lëndua!
Vendi 5 në Botëror për Kampionen Tonë Olimpike,jo siç kam parapa që të fitoj medalje por sporti e ka kështu do kthehet Majlinda ashtu siç din edhe ma e fuqishme!
Distria për herë të parë pati plasman dhe u rendit e 7 që është plasman i mirë por Distria ka potencial për më shumë!
Nesër garon Nora e Akili,shpresojmë në paraqitje të mirë", ka thënë Kuka.
Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të marrë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos që është mbajtur në Budapest.
Ajo në betejën për këtë medalje është mposhtur nga Erika Miranda, pasi më parë u eliminua në gjysmëfinale nga japonezja Ai Shishime.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.