Një fletore e thjeshtë, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ishte e mjaftueshme për të shpëtuar jetën e një ushtari kur një plumb e goditi në gjoks.
Fletorja shpëtimtare mbi një shekull e vjetër, tani do të dalë në ankand pasi u kalua në familje për breza me radhë.
George Dowsell, nga Olveston pranë Bristol, shërbente në Regjimentin II, Devon në vitin 1891. Ai ishte duke luftuar në Burma kur plumbi e goditi atë, shkruan Metro, përcjell Klankosova.tv
Fatmirësisht, fletorja e tij i shpëtoi jetën duke ndalur plumbin. Ai për këtë incident më pas shkroi në të njëjtën fletore.
Tani, kjo fletore do të dalë në ankandin e East Bristol Auctions më 17 shtator dhe pritet të kushtojë rreth 350 euro.
"Kjo fletore është shumë e veçantë. Fletorja është në një gjendje të tmerrshme me një vrimë të madhe plumbi në mes dhe shenja të djegies nga nxehtësia e plumbit. Dowsell ishte shumë me fat, plumbi ndalet pak para mbulesës së kartonit në pjesën e pasme. Nëse fletorja do të ishte një milimetër më e hollë, ai mund të mos kishte jetuar", ka thënë Andrew Stowe nga East Bristol Auctions.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.